Ymeri me kritika të ashpra ndaj Bislimit: Sa herë flet, bën skandal

Aktuale

Ymeri me kritika të ashpra ndaj Bislimit: Sa herë flet, bën skandal

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:57
Visar Ymeri

Visar Ymeri, analist i përhershëm në “Debat Plus”, ka komentuar figurën zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Analisti Ymeri ka komentuar deklaratat e Bislimit në lidhje me punësimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë Qeverisë Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Ymeri vlerësoi se Bislimi sa herë flet, skandalizon.

“Mua më kujtohet, le ta them kështu, gafa e parë, në qeveri e Besnik Bislimit, ka qenë në kohën e pandemisë. Sa herë filloi pandemia dhe u mbyllëm, ai doli me statistikë, tha e kemi rritë papunësinë në Kosovë…Prej kësaj deklarate, Bislimit nuk ia ka dashtë në paraqitjet publike. Edhe sot e kësaj dite, sa herë flet, bën skandal.” – thai ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat