“S’punon kush për 300 euro” – kryetari i SPSPK-së paralajmëron grevën e punëtorëve teknik, shpalos detaje

Aktuale

“S’punon kush për 300 euro” – kryetari i SPSPK-së paralajmëron grevën e punëtorëve teknik, shpalos detaje

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Jusuf Azemi

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se nesër, e premte (16 shkurt) punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës si dhe punëtorët Teknik të Qendrës Studentore në Prishtinë. Greva, do mbahet në shenjë pakënaqësie për pagat e ulëta.

Detaje mbi grevën e paralajmëruar për Insajderin ka dhënë Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi.

Ai u shpreh se kanë përdorur të gjitha rrugët për plotësimin e kërkesave të tyre, por meqë nuk kanë rezultuar të suksesshme, si opsion po e shohin; grevën.

“Janë pjekur kushtet për tu futur në grevë, jemi mundu me komuniku me dikë, kemi protestuar dhe kemi shpenzuar gjithçka, dhe tani kemi ardhur deri tek përfundimi që vetëm greva mund t’i ndan këto sene në të cilën ne jemi”, tha Kryetari i SPSPK-së.

Azemi paralajmëroi se nëse nuk do të ofrohet zgjidhja, opsioni i grevës do të shqyrtohet edhe për më gjatë.

“Greva është një mjet paralajmërimi për të cilën do të mbahet nesër gjatë gjithë ditës, kemi lënë hapësirë për shkak se të hënën është pushim për shkak të festës shtetërore, të martën është një ditë që mund të kemi komunikime dialog, dhe nëse nuk do të ketë atëherë dhe të mërkurën e të enjten do të kemi grevë, dhe nëse nuk do të ketë avancime atëherë që nga fillimi i javës së ardhshme do të futemi në grevë të pakufishme”, u shpreh Azemi.

Kryetari kërkoi reflektim të institucionit gjegjës, duke e përmendur faktin e pagës së ulët.

“Tek njerëzit e sinqertë dhe tek njerëzit që dinë me mendu me kokën e tyre ta lëmë anash presionin sindikal e të gjitha anët tjera, duhet me qit gishtin në kokë dhe duhet me mendu e me ditë që më nuk ka punëtor në sektorin privat që punon për 300 euro”, potencoi ai.

“Nëse nuk do të arrihet që të rriten pagat, atëherë unë po them se sigurisht që diku mbi 70% të punëtorëve që sot janë aktiv nuk kanë me qenë me një pagë nën 400 euro”.

Ai ironizoi edhe me ministrin e Financave, duke thënë se “nuk bëhemi fortë merak për rritje pagash”.

“Po kemi mundësi, do t’i rrisim, apo nuk kemi mundësi, por që ne nuk bëhemi fortë merak sepse e dimë që me pagë 400 euro nuk mund të bësh kontratë me asnjë punëtorë, tha ai.

Në njoftimin e SPSPK-së thuhet se nëse nuk do të ketë rritje të pagave deri në këtë ditë, greva do të vazhdojë të mbahet edhe më 21 dhe 22 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat