Abdixhiku: Kosova po qeveriset nga politikanë mediokër

Aktuale

Abdixhiku: Kosova po qeveriset nga politikanë mediokër

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:24
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo qeveri ka sjellur politikanë mediokër në pushtet.

Në emisionin Context në ATV, duke folur për cështjen e dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës, Abdixhiku tha se ky është një vendim populist.

“Ka një fenomen Kurti në këtë vendim. Me ardhjen e Kurtit kanë ardhur politikanë mediokër. Njërin e kemi në krye të Qeverisë e tjetrën në krye të Ministrisë së Jashtme”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka folur për prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët, e sidomos me Amerikën.

“Kjo qeveri po bënë hapa prapa. Dinari nuk ka vend në Kosovë, por Kosova po menaxhon me politikë vet-izoluese. E ka vendosur pozicionin me SHBA në pozitë bukur të rëndë. Nuk humb sovranitet nëse komunikon me aleatët. Ka rrugë tjetër ku hiqet dinari dhe mbahet aleanca me aleatët. Si do ta mundim Serbinë pa aleatët?”, ka thënë Abdixhiku.

Ai po ashtu ka thënë se “për herë të parë në histori, Kosova mori kritika nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Nuk mundem dhe s’dua ta bëj zëdhënësin e SHBA-së, sepse s’ka nevojë kjo deklaratë për zëdhënës. Por në rajon kanë ndodhur dy gjëra sot që ne si popull i Kosovës duhet t’i marrim si shqetësim. E para ka të bëjë me vizitën e sekretarit të shtetit në Tiranë, kishte mesazhe inkurajuese, fliste për këngëtarët tona me famë botërore, por kjo të gëzon dhe në anën tjetër të mërzit sepse më herët një vizitë e tillë nuk ndodhte pa ardhur në Kosovë. Në anën tjetër patëm deklaratë të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat