Vuçiqit i “dhemb” deklarata e Ramës për Kosovën: Po të thoshte diçka ngjashëm dikush nga ne...

Aktuale

Vuçiqit i “dhemb” deklarata e Ramës për Kosovën: Po të thoshte diçka ngjashëm dikush nga ne...

Nga: F. B. Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:38
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë ka komentuar deklaratën e bërë nga Rama se nëse sulmohet Kosova ne do jemi përkrah saj, duke thënë se “po të thoshte këtë dikush nga ne do kishte fyerje, fushatë e gjëmim nga e gjithë bota – vetëm që serbët njëherë e mirë të heshtën”, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiç ka thënë se “sot një shtet fqinj ka thënë se nëse dikush sulmon Kosovën, nuk di kush do të mund të sulmonte Kosovën, nuk di si do dukej kjo , Shqipëria nuk do lejonte dhe do ishte përkrah saj”, duke shtuar “merreni me mend sikur këtë të thoshte dikush nga ne, do dëgjonit vetëm gjëmim, fyerje, sharje edhe fushatë më të ndotur nga e gjithë bota”.

Vuçiç hapur sfidon evropianët duke thënë nuk shkelin raportet me Rusinë

Ku me ditë, shtoi ai “ në ndonjë moment sipas nevojës do kishte gjëmim të topave, aeroplanëve vetëm që Serbia njëherë e mirë të heshtet”, duke marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve me rastin e festës shtetërore.

“Sa na përket ne, ne nuk kemi nevojë të sulmojmë askënd dhe nuk do sulmojmë askënd, Ne na duhet Evropa, jo gjithë hipokrizia e saj dhe dyfytyrësia , por na duhet se nuk mundemi pa të, por njëkohësisht kur na detyrojnë se mundemi edhe pa ata që na morën vendin ne do ju themi’ ne jemi serb kemi zemër edhe shpirt’” tha ai.

Vuçiç tha se " Megjithatë ne bëjmë politikën ton, do ruajmë raportet me Evropën, por nuk shkelim raportet me Kinën dhe Rusinë as me tjerët” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat