Osmani pranon telegram në 16 vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar

Aktuale

Osmani pranon telegram në 16 vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 14:14
Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegram urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes të shteteve tona, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.

Më herët, Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Në letrën e Biden thuhet se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

Biden thotë se Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet në dialogun me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Biden në letrën e tij  potencon se ky proces është i rëndësishëm drejt arritjes së normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat