Shala: Kot investojmë në ushtri, derisa ushtarët po na ikin – 200 oficerë u larguan nga FSK-ja

Aktuale

Shala: Kot investojmë në ushtri, derisa ushtarët po na ikin – 200 oficerë u larguan nga FSK-ja

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 21:37
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazi është diskutuar rreth qeverisjes tre vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala duke analizuar realizimin e premtimeve të qeverisë aktuale ka thënë se mos realizimi i premtimeve është në shkallë shqetësuese.

Lëvizja Vetëvendosje me një postim ka bërë krahasimet për investimet në ushtri ku sipas tyre nga viti 2018-2020 janë investuar gjithsej 3.6 milion euro derisa nga viti 2021-2023 janë investuar mbi 239 milion euro.

Kjo sipas deputetit Shala tha se është shumë mirëkuptues dhe dashamirës që te kemi një forcë ushtarake të fuqishme dhe për çka kanë rënë shumë dëshmorë por është e pamoralshme që të luhet politikisht me këtë çështje.

“Nuk ka ushtri të fort pa ekonomi të fort, nuk ka ushtri të fort me subvencione, nuk ka ushtri të fort pa partner të fort, nuk ka ushtri të fort pa zhvillimin e industrisë së rënd as pa kuadro të fort e pa përcjellë të dinamikës së zhvillimeve në këtë fushë. Mund të investojmë me miliarda dhe të ndaj buxhet po partner kjo punë nuk bëhet e partnerin kryesor jemi duke e lënduar në vazhdimësi”, ka shtuar Shala.

Në anën tjetër sipas deputetit Shala është e kot që të ndajmë buxhet për investime e të mos investojmë në kuadro, të mos ndajmë buxhet për paga të dinjitetshme të oficerëve tanë, sepse paga po vazhdojnë të jenë faktori kryesor për ikjen e oficerëve nga FSK-ja.

“Janë mbi 220 epror dhe ushtarak që e kanë lëshu Kosovë. 120 janë që vullnetarisht që e kanë lëshu Kosovën. Ti si qeveri ke da buxhet për investime por nuk ke investuar për kushte më të mira për ushtarak dhe oficer. Djemtë tanë ma të mirë po e lënë uniformën e ushtrisë dhe po e lënë Kosovën për shkak të kushteve. Unë personalisht njoh shumë prej tyre që janë shumë djem të mirë dhe të trajnuar por për shkaqe ekonomike janë detyruar ta lëshojnë ushtrinë por edhe Kosovën”, ka pohuar tutje deputeti Shala.

Sipas tij kryeministri i vendit luftën më të madhe e ka me djemtë ma të mirë si në polici si në ushtri dhe kjo është e tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat