Krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri Rugovës dhe Demaçit

Aktuale

Krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri Rugovës dhe Demaçit

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:24
Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek varri Rugovës dhe Demaçit

Në shënimin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, liderët e shtetit kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Me këtë rast, të njëjtit nuk janë deklaruar për media.

Krerët shtetërorë do të vazhdojnë për homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat