Rama para varrit të ish-presidentit Rugova: Arkitekti i Republikës së Kosovës

Aktuale

Rama para varrit të ish-presidentit Rugova: Arkitekti i Republikës së Kosovës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:38
Pamje nga homazhet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

I pari i Kryeqytetit tha se ish-presidenti Rugova ishte arkitekti i Pavarësisë.

“Jemi këtu për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës për të bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, arkitektit të Kosovës për me nderu figurën e tij, për me nderu të gjithë ata që kane dhënë jetën e tyre.

Ata që kanë marr pjesë ne transformimin e këtij vendi në shtet të pavarur, në një shtet demokratik”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat