Për herë të parë Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut feston Pavarësinë

Aktuale

Për herë të parë Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut feston Pavarësinë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:03
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut

Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i komunës, Erden Atiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin në adresimin e tyre para asamblistëve theksuan se kjo ditë për Kosovën dhe popullin e saj janë shumë të rëndësishme, derisa dita e sotme është e veçantë edhe për qytetarët e kësaj komune, ngase për herë të parë shënohet edhe me mbledhje solemne të Kuvendit Komunal.

Gazetarja, ka bërë të ditur se në këtë seancë solmene po merr pjesë edhe nënkryetarja e kësaj komune, Katarina Axhanqiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat