Vazhdon stërvitja “Dynamic Front 2024” në Ankara, pjesëmarrëse edhe Kosova

Aktuale

Vazhdon stërvitja “Dynamic Front 2024” në Ankara, pjesëmarrëse edhe Kosova

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se po vazhdon stërvitja “Dynamic Front 2024” dhe se Kosova është pjesëmarrëse.

Kjo stërvitje është organizuar për të përmirësuar trajnimin, bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë e trupave të NATO-s dhe ShBA-së dhe forcave shumëkombëshe.

“Ushtrimi u zhvillua në dy faza;

Ndërsa faza komanduese do të mbahet në Gjermani nga data 5-16 shkurt 2024, faza aktuale e qitjes do të mbahet në Polatlı/Ankara ndërmjet 17-19 shkurt 2024 me pjesëmarrjen e SHBA-së, Kosovës, Çekisë dhe Sllovakisë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat