​Krasniqi në Itali: Mërgatën dhe PDK-në i lidhë kauza e shenjtë për liri që në ditët e para të UÇK-së

Aktuale

​Krasniqi në Itali: Mërgatën dhe PDK-në i lidhë kauza e shenjtë për liri që në ditët e para të UÇK-së

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 21:11
Pamje nga takimi

​Krasniqi në Itali: Mërgatën dhe PDK-në i lidhë kauza e shenjtë për liri që në ditët e para të UÇK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron në Itali ku ka takuar qindra bashkatdhetarëve dhe përkrahës e aktivistë të partisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se mërgatën dhe origjinën e PDK-së, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve - përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat