Gashi: Kurti s’do bëhet më kryeministër

Aktuale

Gashi: Kurti s’do bëhet më kryeministër

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:44
Albin Kurti

Ish-zëvendësministri për Komunitete, Milazim Gashi, ka thënë se Albin Kurti s’do jetë kryeministër ne mandatin e ardhshëm.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje mund të vijë në pushtet, por Kurti s’do jetë kryeministër.

“Pas luftës, Rugova nuk e ka lënë Thacin të bëhet kryeministër edhe që e ka pasur mandatar. Mund të fitoj VV por Albin Kurti kryeministër jo. Nuk do të jetë kryeministër”, tha ai.

Gashi tha se ndërkombëtarët nuk e favorizojnë Kurtin sepse sipas tij nuk shihet si lider i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Prej raporteve që i kemi nga informatat, nga ndërkombëtarët, nga BE, Kurti shihet si lider që komunitetin serb ta integrojë mirë. Nuk ka fituar poenë që me u shfaqë si lider i të gjithëve, jo me ndërhy te pjesa teknike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat