​Vdekja e opozitarit rus Navalny, mbahen homazhe në Prishtinë

Aktuale

​Vdekja e opozitarit rus Navalny, mbahen homazhe në Prishtinë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë mbajtur homazhe për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalnyn i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë.

Për nder të Navalny janë ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografi para zyrës ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

Drejtori i organizatës Geopost, Gynen Venhari tha se e gjithë bota demokratike po proteston për vrasjen e opozitarit rus Navalnyn dhe se edhe organizata Gjeopost e ka nisur këtë iniciativë.

Venhari: Bashkë me botën demokratike edhe Prishtina po proteston kundër vrasjes së Navalny

“E gjithë bota demokratike është duke protestuar për vrasjen e opozitarit rus Navalny, edhe ne në Prishtinë e kemi marrë këtë iniciativë", tha Venari.

Ndërkaq, përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi tha se Navalny ishte shpresë për të gjithë njerëzit në Rusi.

Ajo tha se duhet të rishikohet raporti në mes të Putinit të Rusisë dhe Vuçiqit të Serbisë.

Kamberi theksoi se qasja e perëndimit duhet të ndryshojë, sepse marrëdhënia e dyja palëve është e dëmshme për sigurinë ne rajon.

Kamberi: Marrëdhënia e Vuçiqit dhe Putinit e dëmshme për sigurinë e rajonit

“Navally nuk ishte vetëm një politikan apo një aktivistë ai ishte një shprese për miliona njerëz në mbarë botën, ai përdori njohuritë e tij për të luftuar korrupsionin duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar keq bërjen e atyre në pushtet. 02:05 Qasja e perëndimit ndaj Vuçiqit të Serbisë, i cili shpesh shihet si përfaqësues kryesor i Rusisë në Ballkan, ka nevojë për rivlerësim. Mbështetja i liderëve të tillë vetëm inkurajon regjimet që nuk hezitojnë të shtypin dhe të kërcënojnë stabilitetin ndërkombëtarë. 02:36 Veprimet e tilla nën mbikëqyrjen e administratës së Vuçiqit pasqyrojnë taktika shtypëse që shihen në Rusi. Marrëdhënia në mes Vuciqit të Serbisë dhe Putinit të Rusisë është e dëmshme për sigurinë rajonit të Ballkanit dhe parimit të demokracisë”, tha Kamberi.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat