Hykmete Bajrami thotë se nëpër dyqane në veri dhe pjesë tjera serbët ende paguajnë me dinarë

Aktuale

Hykmete Bajrami thotë se nëpër dyqane në veri dhe pjesë tjera serbët ende paguajnë me dinarë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:11
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka arritur që të ”shtrij sovranitet në pjesën veriore të Kosovë”, teksa shtoi se e gjithë kjo çështje është si mbulim i dështimeve të Qeverisë Kurti.

”Jam shumë e sigurt se në katër komunat veriore, edhe në pjesët tjera me shumicë serbe jam e bindur se ka mundësi që transaksionet në dyqanet e lagjes kryhen me dinarë”, tha Bajrami .

Kurse Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rregulloren e Banksë Qendore të Kosovës (BQK), prej nga rrjedhoi edhe çështja e dinarit serb.

Ai ka treguar se kur e mori informacionin rreth dinarit ka qenë në Uashington, dhe është befasuar nga vendi, pasi thotë se nuk ka pasur fushatë informuese.

Më t’u kthyer në Prishtinë, thotë se është takuar me guvernatorin e BQK-së e më pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Të dyve, Rashiq thotë të ju ketë thënë se është dashur të ketë një fushatë informuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat