Vdekja e 4 vjeçares në Gjakovë, reagon Shoqata e të Drejtave të Pacientëve

Aktuale

Vdekja e 4 vjeçares në Gjakovë, reagon Shoqata e të Drejtave të Pacientëve

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka reaguar për  me për vdekjen e vajzës 4 vjeçare nga Komuna e Gjakovës, duke thënë se kanë pritur me shqetësim këtë lajm.

“Nga deklarata e prindërve vërehet një menaxhim jo i mirë i rastit thuajse në secilin segment, brenda të cilit mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human.”, thuhet në reagimin e PRAK-ut.

PRAK ka ftuar Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që ta hetojnë këtë rast, “ta gjykojnë dhe ta dënojnë në përputhje me shkeljet e evidentuara.”

“Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve.”,  thuhet në reagim.

“Rastet si ky flasin për një pasiguri të sistemit të cilat shkojnë në dëm të pacientëve. Të vdes fëmiu brenda ditës dhe të kemi deklarata kontraverse rreth shkakut, kjo është e papranueshme. Falenderojmë mediat për sensibilizimin e këtij rasti, por, këtu ngrihen pikëpyetje, sa raste të tjera si ky mund të vdesin në heshtje dhe shkaktarët e vdekjeve t’i mbuloj dheu!?”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat