Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën: Mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut

Aktuale

Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën: Mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:18
Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën: Mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush  Haradinaj, ka kujtuar Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në Facebook, Haradinaj shkruan  se ata u bën frymëzim për shumë breza.

“Haxhi Zeka e Shaban Polluzha, prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi”, tha ndër tjera Haradinaj.

Postimi i plotë:

Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për brezat e ardhshëm, për vazhdimin e përpjekjeve për liri. Haxhi Zeka e Shaban Polluzha, prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat