​Konjufca: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës janë të qëlluara

Aktuale

​Konjufca: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës janë të qëlluara

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:39
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se raporti i dy palëve është i qetë dhe nuk është për t'u shqetësuar.

Konjufca tha se i mirëkuptojnë kritikat që SHBA-ja i jep Kosovës, sepse sipas tij janë kritika të qëlluara.

“SHBA-ja Kosovën e sheh nga një nivel më i lartë Evropian, ndërsa vendi ynë situatën e njëjtë e sheh në një perspektivë tjetër dhe për këtë arsye vërejtjet e tyre janë më ndryshe”, tha ai pas një gjykimi në Gjykatën Themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat