Vitia reagon për vdekjen e 4 vjeçares nga Gjakova: Rasti të hetohet në çdo detaj

Aktuale

Vitia reagon për vdekjen e 4 vjeçares nga Gjakova: Rasti të hetohet në çdo detaj

Nga: M.L. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 15:43
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të vajzës 4 vjeçare nga Gjakova.

Vitia ka thënë se janë të informuar për përvojën e prindërve që kanë humbur vajzën dhe deklaratat e tyre për neglizhencë të stafit shëndetësor.

Ai ka thënë se duhet të merren masa ndaj secilit që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor në lidhje me rastit.

Postimi i plotë:

Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve.

Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike.

Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat