Elezi: Shërbimet sekrete ruse dhe iraniane po shfrytëzojnë organizatat joqeveritare, për të shtrirë ndikimin e tyre në Ballkan

Aktuale

Elezi: Shërbimet sekrete ruse dhe iraniane po shfrytëzojnë organizatat joqeveritare, për të shtrirë ndikimin e tyre në Ballkan

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:39
Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një intervistë në Ora News foli për ndikimin rus në Ballkan.

Elezi u shpreh se shërbimet sekrete ruse dhe iraniane po shfrytëzojnë organizatat joqeveritare dhe fetare për të shtrirë ndikimin e tyre në Ballkan.

Elezi: Në fakt ishim ne të parët që kishim ngritur këto shqetësime.

Kemi fol për aktivitetet e këtyrë institucioneve që kanë mbështetjen e federatës ruse, më konkretisht shërbimeve sekrete FSB e cila duke mos arritur të gjejë bashkëpunim me institucionet e shteteve të ndryshme, FSB është munduar që të gjejë forma të ndryshme, duke përdorur organizata jo qeveritare për të kryer aktivitete të rrezikshme në Ballkan, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri.

Duhet përmend edhe një aleat shumë i rëndësishëm si Irani.

Duhet përmend se neve kemi arritur të marrim informacion se dy shërbimet sekrete iraniane dhe ruse kanë hartuar një plan ku do shfrytëzojnë organizatat joqeveritare sidomos ato fetare për të shtrirë ndikimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat