Avancohet bashkëpunimi ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Singaporit përmes EK Consulting

Aktuale

Avancohet bashkëpunimi ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Singaporit përmes EK Consulting

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

EK Consulting autorizohet nga Simple Group - Singapori për të bashkëpunuar në forcimin dhe avancimin e raporteve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Singaporit.

Ekonomia e Singaporit është në hovin e zhvillimit modern bazuar në edukim dhe digjitalizim.

Një model i tillë i zhvillimit ekonomik në Singapor mund të jetë model në orientimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës në të ardhmen.

Forumet ekonomike të përbashkëta, Panaire në Kosovë, Singapor dhe vende të tjera në botë, promovimi i edukimit, digjitalizimit dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve të të dyja vendeve do të jenë target i avancimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Singaporit përmes ketij autorizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat