Opozita kërkon largimin e masave ndëshkuese të BE-së

Aktuale

Opozita kërkon largimin e masave ndëshkuese të BE-së

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:25
BE

Zërat për masa të tjera ndëshkuese nga Bashkimi Evropian ende nuk janë shuar.

Të njëjtit u shtuan pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës nuk besojnë që do ketë sanksione të reja.

“Edhe këto sanksionet të cilat i ka Kosova, tash e sa kohë do të ishte e udhës që të kemi lajme të mira dhe Kosova të mos ishte nën sanksione të BE-së, nuk do të besoj që do kemi sanksione të reja. Besoj se kjo qeveri duhet të jetë e vëmendshme për rrugën e rëndë në të cilën tash e sa kohë Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha deputetja, Blerta Deliu-Kodra.

Por njëjtë nuk mendon deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Sipas saj, nëse Qeveria nuk koordinohet me BE-në, mund të ketë masa të reja ndaj shtetit.

“Që nga qershori është me masa nga Bashkimi Evropian, janë bllokuar krejt 298 milionë euro janë disa projekte të IPA-së në bashkëpunim me buxhetin e Kosovës ku janë të bllokuara këtë qeveri nuk e kemi pa duke u shqetësuar për këtë punë. Për masat tjera, duhet që qeveria të punon më shumë për tu larguar, për masa të tjera nëse këta vendosin të sillën kështu të mos dakordohen me Bashkimin Evropian, dhe SHBA-në, normal që pritet”, tha ajo.

Thirrje për largim të masave pati edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri theksoi se faturën e ndëshkimit po e bartë qytetari dhe jo kryeministri, Albin Kurti.

“Bashkimi Evropian duhet t’i largon masat ndaj Kosovës, si Aleancë në takim me ambasadorin e BE-së, por edhe me vendet e tjera, kem kërkuar që sanksionet duhet të largohen. Këto sanksione nuk janë ndaj Kurtit, për arsyeje se Kurti po e takon ambasadorin e BE-së, dhe po shkon me ministrat e jashtëm të BE-së, nuk po shihet si sanksion politik”

E nga pushteti e konsiderojnë absurde të flitet për masa të reja ndëshkuese, sidomos pas rastit të Banjskës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

“Të flitet tash se mund të ketë masa të tjera për arsyeje se Kosova po e zbaton një vendim në Kushtetutën dhe ligjet e veta, dhe në rregulloret e institucioneve të pavarura e qon mëtutje absurditetin e sistemit të vlerave të Bashkimit Evropian ndaj dy shteteve, në këtë rast Kosovës dhe Serbisë”

Edhe pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit nga BQK-ja, nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, vazhdimisht kanë bërë thirrje ndaj Qeverisë për pezullimin e këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat