KMDLNj kërkon që të trajtohet me urgjencë rasti i vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova

Aktuale

KMDLNj kërkon që të trajtohet me urgjencë rasti i vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:49
KMDLNJ

KMDLNJ ka kërkuar që të trajtohet me urgjencë rasti i vdekjes së katërvjeçares nga Gjakova. Nga KMDLNj thanë se kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje serioze për përmbushjen e përgjegjësive njerëzore, mjekësore etike të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK më 19.02.2024, dy ditë pasi ishte sjellur nga Spitali i Gjakovës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Kjo ngjarje e rëndë ngre pikëpyetje serioze për përmbushjen e përgjegjësive njerëzore, mjekësore etike të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Sipas raportimeve dhe dyshimeve të ngritura nga prindërit e vajzës të cilat janë transmetuar në media, e ndjera dyshohet se ka pësuar një sulm nga dy fëmijë të tjerë, duke u goditur me forcë në pjesën e shpinës dhe gjoksit, gjë që ka çuar edhe në rrëzimin e saj në rrugë. Megjithë gjendjen e rënduar të fëmijës, prindërit janë shprehur se përgjigja mjekësore ndaj gjendjes së saj ka qenë e pamjaftueshme dhe jo në përputhje me standardet profesionale”, thuhet në reagim.

Ata kanë përmendur edhe reagimet e prindërve, që thanë se kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre dhe se mjekët u kanë dhënë vetëm disa këshilla.

“Prindërit pretendojnë se gjatë se kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre, por kanë marrë vetëm disa këshilla sipërfaqësore nga ekipi mjekësor, duke nënvlerësuar gjendjen e saj. Sipas prindërve, vajza nuk ka marrë një ekzaminim të plotë mjekësor dhe trajtimi i duhur i saj është neglizhuar duke shkaktuar fatalitet, gjë që ngre shqetësim dhe pikëpyetje të thella në lidhje me etikën profesionale të personelit mjekësor”, thuhet në reagim.

“KMDLNj- ë bënë thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohen sjelljet neglizhente të supozuar mjekësore dhe ndihma e ofruar. Të kryehet një hetim i plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë.

KMDLNj kërkon zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masave sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen. KMDLNj i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e rëndë dhe uron që të tilla raste të mos përsëritet”, thuhet ndër të tjera aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat