Kurti në takim me nxënës: I lumtur që po iu shërbej si kryeministër

Aktuale

Kurti në takim me nxënës: I lumtur që po iu shërbej si kryeministër

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 15:11
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”.

Kurti gjatë takimit me fëmijët tha se ndihet i lumtur që iu shërbej si kryeministër.

“Kureshtjes dhe interesimit të shfaqur gjatë takimit nga shkollarët e vegjël, kryeministri Kurti i’u përgjigj duke ndarë me nxënësit kujtime nga fëmijëria e tij, si dhe përvoja nga jeta profesionale në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë këtij takimi nxënësit e vegjël patën rastin të vizitojnë ndërtesën e Qeverisë dhe të njihen nga afër me ambientet e punës, përfshirë sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe Qendrën për Media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat