Haziri thotë se Blinken s’erdhi në Kosovë për faj të Kurtit

Aktuale

Haziri thotë se Blinken s’erdhi në Kosovë për faj të Kurtit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 21:05
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në vend të Shqipërisë, sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken do ta vizionte Kosovën, nëse Albin Kurti do ta mbante fjalën dhe do sillej sipas tij si burrështetas.

Haziri në Debat Plus, tha se JO-ja e Kurtit për dinarin bëri që Blinkeni ta vizitojë Shqipërinë e jo Kosovën.

Sipas tij pritjet kanë qenë që Blinken pas vizitës në Shkup ta vizitonte Prishtinës.

“Ka qenë vizitë e mirë, është anashkalu Prishtina, unë e di që ajo ka qenë e planifikuar në Prishtinë, me u pas mbajt fjala, me u pas sjellë si burrështetas. Në partneritet edhe kur thuhet JO arsyetohet jo-ja, pranohet. Jam dëshmitar, ka pas situata kur kemi thënë qëndrimi ynë është ky. Tash po mungon pramgatizmi, nganjëherë ka nevojë me u arsyetu qëllimi si një fëmije 7 vjet”, tha ai.

Sipas tij, Blinken nuk erdhi për faj të Kurtit por edhe për fajin e presidentes Vjosa Osmani.

“Mbajtja e fjalës nga kryeministri dhe pjesëisht nga presidentja, do ta krijonte mundësinë që sekretari i shtetit ti jep dinamikë të re dialogut. Ai nuk vjen nëse ka ndalje apo regres. Po flasim për një ngërç të madh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat