Staroviq: Dinari në Kosovë ka të bëjë me mbijetesën biologjike të serbëve

Aktuale

Staroviq: Dinari në Kosovë ka të bëjë me mbijetesën biologjike të serbëve

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 09:52
Nemanja Staroviq

“Situata me dinarin në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe serioze dhe kërkon një reagim urgjent të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë sekretari shtetëror në ministrin serbe të mbrojtjes Nemanja Staroviq, duke theksuar se “është e nevojshme që ky reagim të bëhet këto ditë”, transmeton mediumi serb RTS.

“Ne shohim një retorikë të ashpër nga BE-ja dhe veçanërisht nga SHBA, por është koha që kjo retorikë të shoqërohet me masa konkrete ndëshkuese dhe gjetjen e mekanizmave ad hoc për të parandaluar një “fatkeqësi humanitare” dhe për të mundësuar ndarjen e të ardhurave duke iu referuar këtu, mbi të gjitha, natyrisht, Bashkimit Evropian, por edhe SHBA. Është plotësisht e qartë për të gjithë sot se kjo është një tjetër masë e njëanshme. Në këtë rast më duket se është nga më të rëndat për sa i përket pasojave që kanë shkaktuar që nga viti 1999 dhe 2004”, ka pretenduar Staroviq.

Ai ka thënë se masat kanë qëllim të dyfishtë – “të pamundësojnë jetën normale për të gjithë komunitetin serb dhe të mbyllin të gjitha institucionet që “janë të rëndësishme për jetën normale të përditshme” dhe të cilat “duhet të përfaqësojnë bazën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që duhet të formohet”.

“Është koha për një reagim, sepse nuk po flasim më për muaj apo javë, por për ditët që na presin, për ta ndalur këtë dhe për të mundësuar pagesën e asaj që iu takojnë që janë të nevojshme për mbijetesën biologjike e bashkatdhetarëve tanë”, ka pretenduar Staroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat