Osmani shpreh ngushëllime për viktimat që vdiqën nga zjarri në Spanjë

Aktuale

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat që vdiqën nga zjarri në Spanjë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 13:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për viktimat që vdiqën si pasojë e zjarrit në Valencia të Spanjës.

Ndërkohë, presidentja ka uruar shërim të shpejtë të gjitë të lënduarve.

Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri tragjik në Valencia të Spanjës. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve”, ka shkruar ajo në X.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, pasi zjarri përfshiu një kompleks apartamentesh të larta në qytetin spanjoll të Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat