Kajtazi: Goditja e Hajrush Behlulit e planifikuar, pas reagimit të tij kundër një deklaratë të një të ashtuquajturi imam

Aktuale

Kajtazi: Goditja e Hajrush Behlulit e planifikuar, pas reagimit të tij kundër një deklaratë të një të ashtuquajturi imam

Nga: M.L. Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas aksidentit që sot e pësoi bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli.

Kajtazi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se goditja me veturë e z. Behluli nuk ishte aksident, por diçka e planifikuar pas deklaratës së imamit Shefqet Krasniqi.

Kajtazi ka ftuar Prokurorinë Speciale që urgjentisht të merret me rastin e goditjes së Behlulit me veturë.

“Goditja me veturë e Hajrush Behlulit nuk është aksident. Është i planifikuar dhe ka motiv urrejtjen pas reagimit të Behlulit kundër një deklaratë të një të ashtuquajturi imam.

Urgjentisht duhet ta marre këtë rast Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës”, shkruan Vehbi Kajtazi në Facebook.

Ndryshe, hoxha Shefqet Krasniqi, në ditën e pavarësisë së Kosovës, i ftuar në një nga televizionet tona tha se këngëtarja Shkurte Fejza do të duhej të ishte më shumë fetare pasi ka për të “vdekur” një ditë.

Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta.

Mes tyre kishte reaguar edhe vet z. Hajrush Behluli.

Ju kërkoj publikisht që nga sot me datë 18 shkurt 2024 mos gaboni me transmetue asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë këngë të Shkurte Fejzës, asnjë tingull të këngëve të saj dhe asnjë fotografi dhe imazh sepse do të ballafaqohemi me drejtësinë. Ju si televizion, kjo injorantja që keqpërdorë fotografinë dhe që bënë pyetje jokompetente dhe ky shpirtshituri nuk keni të drejtë të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt”, ka shkruar ai.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vuajmë mendjen”, tha ai.

“Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetëm SHQIPTARIA”, përfundon postimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat