Zemaj: Për shkak të keqmenaxhimit ka pasur lista të gjata të pritjes

Aktuale

Zemaj: Për shkak të keqmenaxhimit ka pasur lista të gjata të pritjes

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk është i kënaqur fare me punën e Qeverisë Kurti në fushën e shëndetësisë.

Ai ka vlerësuar se keqmenaxhimi që është bërë në këtë sektori ka ndikuar që të mos këtë furnizim të rregullt me barna esenciale për pacientët.

“Po për shkak të keqmenaxhimit ka pasur lista të gjata të pritjes dhe ka ende në vazhdimësi, furnizim i dobët kontrata joadekuate të cilat shpeshherë janë kthyer në pikën zero ndërsa kanë munguar furnizimet. Pacientët çdoherë kanë pasur ankesa reale sidomos për furnizimet më bazike dhe elementare ku ka pas mungesa edhe të infuzioneve dhe shiringave, katedrave deri të letra higjienike e mos të flasim për keqmenaxhimin e brendshëm krijimin e një klime të keqe brenda institucionit të klinikës së QKUK-së por edhe në spitale rajonale.

Shkarkimet e shpeshta, dorëheqjet e shpeshta në këto tri vite kanë karakterizuar një gjendje edhe të klimës së krijuar nga ndërtimet direkte, politike për të krijuar një qasje negative të udhëheqjes së një individi por jo të një pune ekipore siç është vetë menaxhimi për shëndetësi”, ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat