Eksperti kroat komenton çështjen e dinarit: Ja pse amerikanët janë të pakënaqur me Qeverinë Kurti

Aktuale

Eksperti kroat komenton çështjen e dinarit: Ja pse amerikanët janë të pakënaqur me Qeverinë Kurti

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Davor Gjenero

Krejt çfarë u shpalua rreth vendimit medoemos të shpejt dhe thjesht-ashtu në ndalimin e valutës serbe nga ana e qeverisë kosovare dhe e cila hasi në rezistencë të hapur nga shtetet e QUINT’it – më shumë rreth etikës dhe mënyrës së zbatimit se sa me vendimin në vetvete – prodhoi edhe “publicitet të mirë për palën serbe” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, mendon eksperti kroat i çështjeve rajonale, Davor Gjenero, i cili në të njëjtën kohë e mbështet në plotni vendimin si “të duhur” dhe “në funksion të sovranitetit shtetëror” të Kosovës, përveç që tërheq vërejtjen e moskonsultimit me aleatët, që sipas tij, do të bënte që legjitimiteti i vendimit të shoqërohej edhe me mbështetje adekuate.

Gjenero nuk vëren asnjë problem as me legalitetin dhe as legjitimitetin e vendimit të ndalimit të dinarit – e quan madje të mirë edhe për vetë serbët e Kosovës – por, vështron në atë që është prodhuar “pakënaqësi” si pasojë e çështjes së moskomunikimit të vendimeve nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, te bashkësia ndërkombëtare.

Ndërsa këto që ai quan “politika të pavarura” të Kurtit, Gjenero na thotë se janë shkaku i pakënqësisë te komuniteti euroatlantik “e veçanërisht te Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Është e qartë që amerikanët qëndrojnë të pakënaqur me Qeverinë e zotit Kurti sepse ai s’është i përgatitur të diskutojë rreth vendimeve të tij përpara se t’i merr dhe ai nuk është duke i konsultuar për politikat; në mënyra të tjera, ai po provon të udhëheq me politika të pavarura dhe kjo është diçka që shkakton një lloj pakënaqësie mes partnerëve euroatlantikë, veçanërisht ShBA-në”, ka thënë Davor Gjenero

“Pavarësisht kësaj, fakti qëndron që ky vendim për shmangien e dërgimit të pakontrolluar të dinarit në Kosovë përmes kufijve, nuk është diçka që do të ishte ose zgjidhje e keqe për vetë serbët e Kosovës ose diçka që nuk do të ishte diçka në shpërputhje me Kosovën si shtet të pavarur. Në fund, të gjitha këto çështje do të pranoheshin nga ndërkombëtarët si legjitimiteti si vendime”, shton ai.

Për njohësin kroat të çështjeve rajonale, Davor Gjenero, çështja është veçse te komunikimi i çështjeve me mbështetësit e shtetit kosovar.

“Për Kosovën do të ishte më mirë të konsultohej me aleatët e saj rreth kohës dhe rreth asaj se si të zbatojë disa vendime me amerikanët dhe evropianët, por kjo nuk do të thotë që Kosova duhet të zbehë ose heq çfarëdo vendimi që përmbush pavarësinë e Kosovës dhe funksionalitetin e sovranitetin e saj shtetëror”, na thotë ai.

Çështja e dinarit ka prodhuar plasaritje të thellë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, ku pasuan edhe qortimet më të rënda ndonjëherë drejtuar një qeverie kosovare; ku këta të fundit kritikohen për “mostrajtim si partner” ShBA-në:; për çka edhe kanë ardhur paralajmërime të ashpra për reciprokim të këtij “mospartneriteti”.

Kurti – megjithatë – u shpreh se kështu nuk është çështja: e kundërta, tha ai, është e vërtetë.

“Mendoj se është ditë e mirë, në çdo aspekt”, ka thënë Albin Kurti pyetur për këtë çarje partneriteti tashmë të artikuluar edhe publikisht si brengë e madhe nga vetë amerikanët.

“Unë them që raportet tona janë shumë të mira, dhe unë i qëndroj kësaj fjale”.

“Unë kam dhënë opionionin tim, këndvështrimin tim, qëndrimin tim. Unë nuk e kam thënë qëndrimin të asnjë shteti tjetër. Si Kryeministër kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me ShBA-në është shumë i mirë. Tash, ne jemi partnerë, aleatë edhe miq, por kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdo herë, në çdo vend për gjithçka”, tha Albin Kurti.

“Mirëpo në këtë aspekt kemi një rregullore të re të BKQ-së të cilën QVRSK sipas Kushtetutës dhe ligjeve ka për detyrë ta mbështesë. Andaj, edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira, dhe unë i qëndroj kësaj fjale. Pra nuk ka shpërputhje midis motit sot dhe raporteteve me ShBA-në”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat