Morina: Serbët në veri kanë filluar të bashkëpunojnë me Policinë

Aktuale

Morina: Serbët në veri kanë filluar të bashkëpunojnë me Policinë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Ish-nënkoloneli I Policisë, Refki Morina ka thënë se veriu i Kosovës është pika kryesore e autoriteteve të Serbisë,kukjo e fundit mundohet të gjejë akses ose incident për destabilizimin e situatës në Ballkan.Por që popullata e cila jeton në këtë pjesë të vendit nga nacionalitetet e ndryshme, e veçmas nga ajo serbe, Morina ka thënë se “gradualisht ka filluar të ketë një bashkëpunim mes forcave të rendit të Kosovës dhe atyre për një rend dhe ligj”.

Kështu është shprehur Morina, tek emisioni ‘Five’ në Televizionin Dukagjini, duke shtuar se të gjitha komunitetet që jetojnë në veri kanë nevojë për ‘qetësi relaksuese’ dhe të punojnë konform ligjeve dhe despozitave ligjore.

“Gradualisht ka filluar bashkëpunimi mes popullatës serbe dhe Policisë së Kosovës. Pasi (serbët) po e shohin që është pyetje rendi dhe ligji për të jetuar. Pengesë e tyre dhe e popullatës serbe janë grupet e tilla diversante, të cilat në një mënyrë ose tjetrën Serbia I shtyen brenda që mos t’a lërë të qetë veriun e vendit. Prandaj, kanë nevojë të gjitha nacionalitetet që jetojnë në very për një qetësi relaksuese . Të punojnë conform ligjeve dhe despozitave ligjore”, ka shtuar Morina.

Sipas Morinës, Vuçiqit dhe Qeverisë serbe e ka interes veriun e vendit andaj edhe xhandarmaria serbe është andej kufirit, por që edhe brenda kufirit këndej janë trupat e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Në tërësi nuk d.m.th se është në menaxhim të situatës në veri shkaku që qeverisë serbe dhe Vuçiqit i intereson që të mbajë situatën nën presion të vazhdueshëm sidomos në veri. Çdo herë, çdo muaj e çdo here ata mundohen të gjejnë ndonjë akses apo incident që situate në very të jetë e qetë. Serbia kërkon në çdo rast kërkojnë de stabilizimin e situatës në veri. Numri I pjesëtarëve në veri të KFOR-it është mbi 4500. Dhe policia e Kosovës është më profesionale se kurrëherë më parë në të gjitha njësitet”, ka theksuar Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat