Lajçak takon në Bruksel opozitën serbe

Aktuale

Lajçak takon në Bruksel opozitën serbe

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:25
Foto nga takimi

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar në Bruksel opozitën serbe.

Lidhur me takimin Lajçak, tha se ka dëgjuar me kujdes qëndrimin e tyre rreth situatës në Serbi.

Po ashtu ai theksoi se i ka informuar ata edhe rreth dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën.

“E mirëprita interesimin e tyre rreth dialogut, si një çështje të interesit kombëtar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat