​Hapja e Institutit të Krimeve ndihmon në ruajtjen e kujtesës kolektive

Aktuale

​Hapja e Institutit të Krimeve ndihmon në ruajtjen e kujtesës kolektive

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës Major Bashkim Spahiu, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ku u tha se bashkëpunimi ndërinstitucional e veçanërisht mes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë kontribuon në evidentimin e të gjitha dëshmive të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe ndihmon në sjelljen e të gjithë kryesve para drejtësisë.

Me këtë rast, ministri Sveçla i uroi Hetemi detyrën e Drejtorit të këtij Instituti të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, si dhe e ka njoftuar mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve.

“Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat