Demhasaj për takimin e Brukselit: Jokushtetues, joligjor

Aktuale

Demhasaj për takimin e Brukselit: Jokushtetues, joligjor

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:38
Arton Demhasa

Analisti Arton Demhasaj ka deklaruar se takimi i sotëm në Bruksel midis emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç, dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës në Bruksel është jokushtetues dhe joligjorë.

Kjo pasi sipas Demhasajt, guvernatori i Bankës nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe kushtetuese të shkojë në Bruksel dhe të diskutojë çështjen e dinarit.

“Ky takim i sotëm mund të konsiderohet takim jo kushtetues, jo ligjor dhe çka të duash epitete të tjera. Nuk ka asnjë obligim dhe asnjë të drejtë ligjore dhe kushtetuese guvernatori i Bankës Qendrore me shku në dialog në Bruksel dhe me diskutu për çështjen e dinarit. Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktu që mandati për dialog është i kryeministrit, normalisht që i takon edhe zëvendës kryeministrit sepse ai e ka delegu. Dhe sot çka po shohim, po e shohim guvernatorin e Bankes Qendrore si palë e Kosovës dhe Petkoviq që është udhëheqës i ekipit të Serbisë dhe Lajçak. Çka e lidhë guvernatoirn e Bankës Qendrore me Lajçakun”, tha Demhasaj.

Ndryshe, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka folur pas përfundimit të takimeve në Bruksel mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Ismaili ka njoftuar se negocim nuk ka pasur, por ai ka thënë se janë diskutuar modalitetet teknike se si mund ta vazhdojë financimin Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat