Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqim me Vuçiqin, sepse jetojnë në të kaluarën

Aktuale

Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqim me Vuçiqin, sepse jetojnë në të kaluarën

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:18
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin për Ukrainën, të organizuar në Tiranë.

Pasi u prit në tapetin e kuq nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Osmani u ndal të flasë për gazetarët, të cilët e pyetën edhe nëse mund të ketë ndonjë ballafaqim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili gjithashtu po merr pjesë në këtë ngjarje.

“Do keni ndonjë ballafaqim me presidentin serb?”, e pyeti Osmanin një gazetar.

“Gjithmonë kemi ballafaqime me ta, për fat të keq, sepse ata ende jetojnë në të kaluarën”, iu përgjigj presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat