Kurti takohet me ministren e parë të Irlandës së Veriut, flasin për paqen

Aktuale

Kurti takohet me ministren e parë të Irlandës së Veriut, flasin për paqen

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:16
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me ministren e parë të Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill.

Në platformën X të kësaj ministrie thuhet se Kurtin e pritën në kështjellën “Stormont”

“Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly kanë pritur sot në kështjellën ‘Stormont’ kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”.

“Diskutimet mbuluan një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat