Ish-kryenegociatori Arifi: Temë e dialogut është dashur të jetë njohja reciproke, e jo dinari

Aktuale

Ish-kryenegociatori Arifi: Temë e dialogut është dashur të jetë njohja reciproke, e jo dinari

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:43
Avni Arifi

Ish-kryenegociatori për dialog Avni Arifi po e sheh të paarsyeshme që në Bruksel të diskutohet për tema të tjera.

Ai shprehet se tash temë atje është dashur të jetë njohja reciproke.

“Temë e dialogut është dashtë të jetë njohja reciproke e jo temat anësore që i ka sjellë në formë krejtësisht të mbrapshtë Qeveria e Kosovës”, është shprehur Arifi.

Por, thotë se me arrogancën që po tregon kjo Qeveri mund të rikthehen edhe tema që janë mbyllur.

“Me arrogancën dhe sjelljen aktuale të Qeverisë së Kosovës është e pritshme që në Bruksel mund të rikthehen edhe tema që kaherë janë mbyllur apo që kurrë nuk kanë qenë të paramenduara se duhet për to në Bruksel të ketë marrëveshje”, ka deklaruara Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat