Osmani u la larg Zelenskyt, Vuçiq afër tij - Rron Gjinovci me akuza ndaj Edi Ramës: Pse more kaq në shërbim të Serbisë?

Aktuale

Osmani u la larg Zelenskyt, Vuçiq afër tij - Rron Gjinovci me akuza ndaj Edi Ramës: Pse more kaq në shërbim të Serbisë?

Nga: A.Zh Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 13:03
Fotografia familjare nga Samiti për Ukrainën që u mbajt dje në Tiranë

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për Samitin e Ukrainës, që u mbajt dje në Tiranë.

Ai ka thënë se në fotografinë familjare të Samitit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, u shfaq afër presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, derisa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u la larg tij, përcjell Bota sot.

Gjinovci ka akuzuar Tiranën zyrtare se është në shërbim të Serbisë.

“Samiti i Tiranës për Ukrainën është thjeshtë dhe vetëm një ngjarje për shpërlamje imazhi të Vuçiqit, i cili po del në foto krah për krah Zelenskyn gjatë pritjes, gjatë fotos së përbashkët e tjerë, e tjerë... Kurgjo kurgjo ka mujt Vjosa Osmanin me qitë ka Zelensky në foton e përbashkët. Por jo, e ka qitë Vuçiqin.

Ndërkohë Serbia është i vetmi ven që s'ka ndërmarrë asnjë masë kundër Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës.

Pse more kaq në shërbim të Serbisë Shqipnija zyrtare?”, ka shkruar Rron Gjinovci në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat