Krasniqi kritikon Kurtin për mungesën e pjesëmarrjes në Samitin që po mbahet në Tiranë

Aktuale

Krasniqi kritikon Kurtin për mungesën e pjesëmarrjes në Samitin që po mbahet në Tiranë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:31
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesën e pjesëmarrjes në Samitin e përbashkët të Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë.

“Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i përbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar.”, ka shkruar Krasniqi.

Ai përmes një postimi në Facebok, tha se nga kjo papërgjegjësi e kryeministrit Kurti, Kosovës nuk do t`i hiqen sanksionet e vendosura nga BE-ja, dhe sipas tij, Kosova nuk do të përfitojë investime të reja.

Ndryshe, Krasniqi e ka quajtur kryeministrin idhnak, i papërgjegjshëm, i cili vuan nga kompleksi i inferioritetit.

“Një gjë është e qartë: me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen. Një Kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit, fatkeqësisht për Kosovën, nuk do të arrijë të thelloj as raportet mbarë-shqiptare, e lëre më ato rajonale dhe evropiane”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat