Nis shpërndarja e faturave të rrymës në veri

Aktuale

Nis shpërndarja e faturave të rrymës në veri

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:17
Mitrovica

Të gjitha të dhënat janë të shkruara në dy gjuhë, serbisht e shqip.

Është kjo një nga faturat e energjisë elektrike që kanë nisur të shpërndahen të enjten në veri të Kosovës.

Fatura është lëshuar nga kompania Elektrosever, dhe në njërën prej tyre që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, shihet se vlera e borxhit është fikse, prej 21.60 euro.

Por për dallim nga kjo, në vendet që i ka vizituar televizionin Dukagjini në veri, banorët kanë thanë se ata akoma nuk kanë pranuar faturat.

Elektroseveri kishte paralajmëruar se të enjten do të nisë me shpërndarjen e faturave nëpër katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

Dukagjini ka vizituar edhe fshatrat më shumicë shqiptare në këto komuna, por edhe këtu banorët kanë treguar prapa kamerës se kanë dëgjuar nga mediat se sot do të filloj shpërndarja, por që atyre nuk u kanë arritur faturat në shtëpi.

Ndërsa Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare e Mitrovicës, thotë se institucionet duhet të angazhohen që shpërndarja e faturave të bëhet në mënyrë të rregullt.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci thotë se banorët e komunës që ai udhëheq akoma nuk kanë pranuar fatura të rrymës.

“Nuk kom informacion hala, deri sot jo as një banorë nuk ka pranua faturë të energjisë, ta shohim, janë dal nëpër teren të kompanisë por nuk kanë pas problem”, ka deklaruar ai.

Rreth procesit të shpërndarjes së faturave, kompania serbe Elektrosever ka heshtur.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigjej për këtë çështje por përfaqësuesit e Elektroseverit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Qytetarët e komunave veriore që nga viti 1999 nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat