“Vazhdojmë të ushqejmë lidhjet mes nesh”, Osmani i uron Pavarësinë Anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Aktuale

“Vazhdojmë të ushqejmë lidhjet mes nesh”, Osmani i uron Pavarësinë Anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Më: 2 mars 2024 Në ora: 05:57
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Beçiroviq, me rastin e Pavarsisë.

“Këtë mbrëmje, Prindon dhe unë ishim të lumtur të uruam Anëtarin e Presidencës Denis Bećirović dhe bashkëshorten e tij Mirela për Ditën e Pavarësisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, shkroi ajo.

“I urojmë të gjithë popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës sukses dhe prosperitet ndërsa vazhdojmë të ushqejmë lidhjet mes nesh”, shtoi Osmani në X.

Kujtojmë, se më 1 mars Bosnja ka pasur ditën e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat