Bajrami: Kurti po bën lojëra në veri, “pikën e sovranitetit atje s’e ki”

Aktuale

Bajrami: Kurti po bën lojëra në veri, “pikën e sovranitetit atje s’e ki”

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:39
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami po vlerëson se kryeministri Kurti po bën “lojëra” në veri.

“Z.Kurti është duke bërë lojëra në veri dhe është duke luajtur me emocione dhe me populizëm patriotik. Përndryshe pikën e sovranitetit atje s’e ki”, tha Bajrami.

Sipas saj, për herë të parë, Qeveria e Kosovës shihet me veprimet e veta sikur qeveri kundër komunitetit serb. Mua nuk më vjen mirë që është portretizu si e tillë.

“Nuk po ka shtrirje të sovranitetit, nuk mbahen territoret me ushtri e polici”, tha ajo në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat