Ahmeti me bashkëpunëtorë vendosin buqeta lulesh pranë shtatores së Adem Jasharit në Lipjan

Aktuale

Ahmeti me bashkëpunëtorë vendosin buqeta lulesh pranë shtatores së Adem Jasharit në Lipjan

Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:41
Ahmeti me bashkëpunëtorë vendosin buqeta lulesh pranë shtatores së Adem Jasharit në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me zyrtarë të tjerë komunalë, sot për nderë të 26-vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit në Lipjan.

Kryetari Ahmeti tha se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së i bënë më përgjegjës ndaj detyrave që kanë. “Vetëm kështu nderojmë të rënët për lirinë që gëzojmë sot”, u shpreh ai.

Ahmeti theksoi se se ditët e para të marsit do të mbeten të shënuara në historinë e kombit shqiptar. “Këto data ndër vite do reflektojnë qëndresën e Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij për liri dhe pavarësi”.

“Përulje përjetësisht për heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari! Lavdi!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat