Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Bullgarinë në Ditën e Çlirimit të saj.
Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve janë shembull i miqësisë dhe se Bullgaria, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset integruese.
“Me këtë rast, Ambasadorit z. Hristo Gudjev, i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë me rëndësi për popullin bullgar, me shpresë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë janë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. Bullgaria, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese.
Sot, në Prishtinë, festuam Ditën e Çlirimit të Bullgarisë. Me këtë rast, Ambasadorit z. Hristo Gudjev, i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë me rëndësi për popullin bullgar, me shpresë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së.