Murtezaj: 2024-ta po konsiderohet viti më i madh zgjedhor në historinë botërore të njerëzimit

Aktuale

Murtezaj: 2024-ta po konsiderohet viti më i madh zgjedhor në historinë botërore të njerëzimit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 22:06
Valon Murtezaj

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, tha se viti 2024 po konsiderohet si viti më i madh zgjedhor në botë në historinë e njerëzimit, meqë në rreth 70 shtete të botës do të ketë zgjedhje.

Sipas Murtezajt, ky vit do të jetë edhe përcaktues se cilat do të jen politikat globale për katër vitet e ardhshme.

Murtezaj tha se përveç BE-së, në zgjedhje do të shkojnë edhe disa ndër shtetet më të mëdha si SHBA, India e Pakistani.

“Viti 2024 po konsiderohet si viti më i madh zgjedhor ndonjëherë në historinë botërore të njerëzimit. Pothuajse më shumë se gjysma e globit shkojnë në zgjedhje në vitin 2024. Janë diku 70 shtete nëpër botë por vetëm të përmendim disa nga shtetet më të mëdha, janë SHBA-të, BE, 9 parlamente të BE-së, India si vendi me popullatën më të madhe dhe 60-70 vende të tjera nëpër botë përfshirë Pakistanin etj. Kjo është tepër me rëndësi dhe nga një dimension tjetër na intereson edhe për implikimet në politikën globale dhe evropiane në relacion me Republikën e Kosovës në mënyrë që si të avancojmë më tutje dhe si të konsolidojmë shtetësinë e Kosovës në Evropë dhe në sistemin global”, tha Murtezaj.

Ndërkohë, sa i përket zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shteteve që mund ta përcaktojnë fituesin, Murtezaj tha se në këtë moment është vështirë të thuhet sepse sipas tij gjërat mund të ndryshojnë.

“Vështirë të thuhet në këtë moment dhe periudhë kohore sepse gjërat edhe ndryshojnë. Megjithatë, gjithmonë ka në disa pjesë të caktuara në SHBA që janë më tradicionalisht republikane, konservative dhe disa që mund të ketë një lloj fluktuacioni. Por kësaj radhe meqë të dy kandidatët janë të njohur për publikun, për qytetarin amerikan, Trampi sot e dinë ata të cilët e votojnë Trampin dhe ky është një vullnet i lirë sepse duan ta sjellin prapë”, deklaroi Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat