​Nxënësit mësojnë historinë e familjes Jashari

Aktuale

​Nxënësit mësojnë historinë e familjes Jashari

Më: 6 mars 2024 Në ora: 10:23
Shkolla fillore “Naim Frashëri, në Prishtinë

Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës iu kushtua 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nxënësit mësuan historinë e lavdishme të familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

Ekipi i kp vizitoi shkollën fillore “Naim Frashëri, në Prishtinë, për të parë nga afër zhvillimin e orës së parë kushtuar Epopesë së UÇK-së.

Luar Meha, nxënës i kësaj shkolle shprehi krenari për gjyshin, babain dhe farefisin e tij, për kontributin që ata e kanë jap për Kosovën. Ai ceku që dokumentari i kishte pëlqyer pafund.

Meha: Adem Jashari dhe familjas të tij e kanë bërë rezistencën e tyre për lirinë e Kosovës

“Më pëlqej shumë dokumentari, pasi që u shpjegua që nga fillimi mirë ngjarja se si ka ndodhur rrëfimi i kullës të Adem Jashrit dhe familjes të tij, dhe luftën që e kanë bërë me rezistencën e tyre për lirin e Kosovës...00:36 Kur e pash gjyshin tim, ndjeva një lloj krenarie brenda meje pasi që edhe gjeneratat e familjes time, po ashtu edhe kushërinjtë e mijë kanë luftuar edhe për lirinë e Kosovës dhe si pjesëmarrës që kanë ndihmuar pak edhe xhaxhi im, gjyshi im dhe babi im, që është veteran i luftës, kam një krenari të madhe që e ndjej”, u shpreh Meha.

Edhe Olt Gashi, nxënësi i kësaj shkolla vjen nga vendlindja e komandantit, Mujë Krasniqi ai u shpreh shumë krenar për këtë po ashtu potencoi që i janë falënderues fëmijës Jashri që e dhanë jetën për liri që tash ata të jenë të lirë.

Gashi: Vijë nga vendlindja nga komandantet Mujë Krasniqi dhe jam shumë krenar

“Vij nga vendlindja nga komandantet më të njohur Mujë Krasniqi dhe jam shumë krenar që pata fatin sot të shoh një nga dokumentarët për Adem Jasharin i kam parë edhe më herët dokumentarët si ky sikur stili i tij dhe jam shumë krenar që sot mësojmë dhe jemi të lirë, që të vijmë sot edhe në shkollat tona pa na penguar askush, andaj ne nuk duhet ta harrojmë historinë sepse historia që harrohet përsëritet prape dhe ashtu siç e thanë edhe heronjtë tanë që do ta jepmi jetën, ashtu edhe e bënë, andaj ne duhet të jemi shumë krenar për ta”, tha Olti.

Në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, shumë shkolla janë duke e treguan historinë e familjes Jashari, ndërsa këto ditë do të ketë edhe aktivitete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat