“Tanjug”: Serbëve në Kosovë u dalin në llogari mjetet, por u thuhet se nuk ka dinarë

Aktuale

“Tanjug”: Serbëve në Kosovë u dalin në llogari mjetet, por u thuhet se nuk ka dinarë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Agjencia e lajmeve “Tanjug”, ka njoftuar se serbëve në Kosovë u kanë dalë në llogari pagat nga Serbia, por u është thënë se nuk po ka dinarë që t’i tërheqin mjetet.

Ata e kanë akuzuar Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për transaksione me para të gatshme (cash).

“Rreth 200 punonjës, mesin e tyre edhe ata të “Vodovod i Standard”, janë mbledhur në kursimore të postës për të tërhequr pagat, por se u është thënë se nuk ka dinarë”, thuhet në shkrimin e Tanjug.

Slagjana Milenkoviq ishte njëra nga qytetaret që po priste të merrte pagën.

Ajo ka thënë se kjo po ua vështirëson jetën për shkak se nuk po munden t’i tërheqin mjetet.

“Na e vështirëson jetën, nuk mund të tërheqim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbinë qendrore për të marrë pagën. Ka të moshuar dhe të sëmurë. Një herë këtu në sportele kam arritur të tërheq 10 mijë dinarë, por edhe kjo është e kufizuar”, ka thënë Milenkoviq.

Ndërkaq, aleatët ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje Kosovës që ta shtyjnë zbatimin e rregullores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat