Vrasja me eksploziv që tronditi Gjakovën më 2018, flet djali i viktimës: Vrasësin e ka nxitur djali i axhës

Aktuale

Vrasja me eksploziv që tronditi Gjakovën më 2018, flet djali i viktimës: Vrasësin e ka nxitur djali i axhës

Më: 6 mars 2024 Në ora: 14:33
Gani Ahmeti

Në vitin 2018, Gjakova ishte tronditur nga një vrasje me eksploziv në fshatin Smolicë, ku i vdekur kishte mbetur Haxhi Ahmeti.

Për vrasjen e Ahmetit akuzohet Dod Gjikolaj, i cili sipas aktakuzës thuhet se i njëjti kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit dhe me teledirigjues e ka aktivizuar atë.

Në lidhje me këtë në emisionin “Kosova today” ka folur Gani Ahmeti, djali i të ndjerit Haxhi Ahmeti, i cili tha se një javë përpara se të ndodhte rasti, babai i tij e ka raportuar rastin në polici se është duke iu rrezikuar jeta nga Dod Gjikolaj.

“Dod Gjikola e ka thirrë nonstop babin, e ka përcjellë me veturë, e ka pyetur se ku është tërë kohën. Doda iu ka afruar babit tim kinse e ka njohur vëllain tim, të ndjerin Ali. Kjo ka qenë politikë vetëm për t’ia bërë kurthën”, tha ai.

Ai thotë se Dod Gjikolaj ishte i nxitur nga djali i axhës së tij, Bajram Ahmeti, i cili siç tha ai, në gjykatë i ka thënë babait të tij se “tash e tutje do ta shihni se kush është Bajrami”.

“Atëherë e ka shti Dod Gjikolën dhe Doda nonstop e ka thirrë babën, i ka shku në shtëpi, e ka telefonuar dhe pastaj ia ka vu eksplozivin dhe e ka vra. Në ditën kritike kam qenë në Burgun e Prizrenit. Kam qenë për 30 muaj”, tha ai.

Ahmeti e akuzoi djalin e axhës së tij, Bajram Ahmetin, duke thënë se ai e ka nxitur babain e tij, Abaz Ahmetin, për t’ia vrarë vëllanë në vitin 2013.

“Bajram Ahmeti e ka shti babain e tij që ta vras vëllanë tim i cili ishte 29 vjeçar ndërsa në vitin 2019 e ka shti Dod Gjikolajn për të ma vrarë babën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat