Trajkoviq për vizat: Serbët nga Kosova s’duhet të vuajnë për shkak të politikës

Aktuale

Trajkoviq për vizat: Serbët nga Kosova s’duhet të vuajnë për shkak të politikës

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:31
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq e ka konsideruar lajm të shkëlqyeshëm emërimin e eurodeputetit slloven, Matjazh Nemec si raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta Serbia.

Trajkoviq ka shkruar në rrjetin social X se deri më tani serbët nga Kosova kanë marrë pasaporta serbe pa “Shengen të bardhë”, për të shmangur, siç ka thënë ajo, pabarazinë e të drejtave me pasaportat kosovare në të njëjtin territor.

“Me liberalizimin e vizave për Kosovën, serbët nuk duhet të lejohen të vuajnë sërish për hir të politikës”, shtoi Trajkoviq.

Deputeti i Parlamentit Evropian Matjazh Nemec është emëruar sot raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe të lëshuara nga Autoriteti Koordinues ISerbisë.

Eurodeputeti slloven ka njoftuar në rrjetin social X se Komisioni për Punë të Brendshme, Drejtësi dhe Liri Civile (LIBE) i PE-së e ka emëruar raportues për heqjen e vizave për serbët e Kosovës dhe se “shpreson në pranimin e shpejtë” të një vendim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat