Ndalja për disa momente pran lumit doli të jetë tragjike për 70 –vjeçarin, R.M nga qyteti i Ferizajt.
Ai ishte nisur bashkë me djalin edhe vajzën e tij me veturë drejt pikës kufitare “Dheu i bardhë” për ti pritur familjarët, ndërsa ishin ndaluar në parking afër kufirit.
Aty i moshuari dyshohet se derisa po kryente nevojat fiziologjike, rrëshqiti aksidentalisht dhe ra në lumin “Morava”.
E gjithë këtë ngjarje po thotë se e pa edhe Burim Krasniqi i cili po peshkonte në këtë lum pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.
Ai rrëfen për televizionin se si e kishte parë trupin e pajetë teksa kalonte para syve të tij.
Nën emocione, ai rrëfen se si arritën ta nxjerrin viktimën që kishte hyrë brenda territorit të Serbisë.
E rastin e konfirmojnë edhe nga Policia Rajonale e Gjilanit.
Zëdhënësi, Valon Osmani tregon janë duke hetuar të gjitha rrethanat qe kanë çuar deri tek vdekja.
Aktualisht me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore në Gjilan, ku u bë e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.