Xhavit Haliti e Behgjet Pacolli, nuk morën pjesë në asnjërën nga seancat që u mbajtën për muajin shkurt

Aktuale

Xhavit Haliti e Behgjet Pacolli, nuk morën pjesë në asnjërën nga seancat që u mbajtën për muajin shkurt

Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:50
Kuvendi i Kosovës

Gjatë muajit shkurt, Kuvendi i Kosovës i mbajti pesë seanca.

E për këto pesë herë, ky vend ku qëndron deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti ishte i zbrazët.

Ai asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk morri pjesë në Seancat e Kuvendit.

Mirëpo për këto mungesa Haliti po thotë se ka arsye.

E njëjtë si Haliti, asnjëherë në muajin shkurt në Kuvend nuk u paraqit as deputeti Behgjet Pacolli.

“Unë jam duke lobuar për njohjet për Kosovën. Mendoj se është punë më efikase sesa me humb kohë duke ndenjur e dëgjuar grindje në mes partive”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se mungesat janë mospërmbushje e detyrës në seriozitetit që iu kërkohet për funksionin që ata bartin.

Derisa nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklarojnë se të zgjedhurit e popullit kanë përgjegjësi për vendimet kyçe për interesin publik.

Hulumtuesi Naim Jakaj thotë se kur nuk realizohet kjo përgjegjësi kemi të bëjmë me mos ushtrim të përgjegjësisë.

Sipas të dhënave të Institutit Demokratik të Kosovës, përveç Halitit dhe Pacollit që nuk kanë qenë asnjëherë në seancë, kryetarët e partive opozitare Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku kanë qenë vetëm një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat